Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ina Majko: Si u futa në politikë!

Ina Majko: Si u futa në politikë!

Ina Majko, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, është e para vajzë nga komuniteti rom që garon për një vend në Parlamentin e Shqipërisë.

Në një intervistë në emisionin Dekalog me gazetarin Roland Qafoku në DritareTV, ajo tregoi si i hyri politikës, përvojat gjatë fushatës dhe pritshmërinë për zgjedhjet e 11 majit.

“Edhe unë kur e mendoja politikë si një vajzë e cila është marrë me aktivizëm më dukej shumë e egër dhe e ashpër. Po kur vendosa të aplikoj te “Deputeti që duam”, i thashë vetës sime që do jem Ina dhe nuk do vesh kostumin e politikës. Nëse të tjerët janë të ashpër, unë çelësin e suksesit kam çiltërsinë time, dashurinë, inteligjencën emocionale që më ka karakterizuar që e vogël. Këto janë armët e mia. Politika që dua të bëj unë ka brenda dinjitetin, edhe vlerësimin për njeriun pavarësisht prejardhjes apo statusit social. Sepse unë vij nga një komunitet që nuk ka patur zë, kështu që nuk dua të bëj politikën e të fortit.” tha Ina në DritareTV./K.C/dritare.net