Na ndiqni edhe në

Emisionet

Ina Majko, një rome e mrekullueshme

Ina Majko, një rome e mrekullueshme

Ina Majko është kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Ina Majko është një zbulim i gazetares Rudina Xhunga. Me Inën, romen e mrekullueshme jemi njohur për herë të parë në Dritare.net që në 2017-ën, në një intervistë të bukur.

Pastaj Ina erdhi sërish në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv në 2023-shin për të treguar si ka ndryshuar jetë e saj që nga 2017-ta, pas intervistës në Dritare.net.

Sot e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, Ina ka falënderuar gazetaren Rudina Xhunga që i dha zë, atëherë kur romët nuk kishin zë. Tani ata kanë zë Inën, që nuk është dorëzuar kurrë dhe korr vetëm suksese, për vete dhe komunitetin e saj.

"Ishte kënaqësi për mua të kthehem te DritareTv. Kur unë kam qenë studente, ishte Rudina Xhunga ajo që donte për 8 prill të më jepte zë në Dritare.net, kur ne romët nuk kishim zë. Po ashtu edhe më vonë kur ndërmora nismën që të drejtoja një emision në radio “Romët krenarë”, te Radio Tirana. Hapësirën për të folur për këtë projekt kaq të madh për mua e gjeta te DritareTv dhe te Rudina Xhunga. Kështu që u jam mirënjohëse. DritareTv ka qenë dritarja ime e parë që më është hapur që unë të them mendimet dhe të përcjell mesazhet e mia. Ndaj ju falënderoj!", u shpreh Ina Majko në DritareTv./K.C/dritare.net