Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Atentati ndaj biznesmenit në Shëngjin/ Autori me skafandër motori në kokë dhe jelek fosforeshent!

Atentati ndaj biznesmenit në Shëngjin/  Autori me skafandër

Atentatorët të cilët vranë biznesmenin Ardian Nikulaj në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30 janë larguar me një motor.

Burime për medie bëjnë me dije se 51-vjeçari Nikulaj ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve./A.ZH-dritare.net