
Të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura do të mbahen homazhet në nderim të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. Ceremonia do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00, pas së cilës ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.
Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pas një arrestit kardiak teksa ndodhej me familjen në Sarandë.
Me një karrierë disa dekadëshe në gazetari, drejtim mediash dhe analiza politike, Zheji do të kujtohet si një nga zërat më të rëndësishëm të publicistikës shqiptare./L.F-dritare.net

















