Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artur Zheji, rrëfimi i fundit për nënën

Artur Zheji, rrëfimi i fundit për nënën

Në një nga intervistat e tij të fundit, në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, Artur Zheji kujtoi një episod të paharruar nga fëmijëria, kur shoqëronte nënën e tij, aktoren e madhe Besa Imami, drejt Teatrit Popullor. Në rrugën për në teatër, ata u ndeshën me shkrimtarin e madh Petro Marko.

“Petro Marko, me penën e tij të mrekullueshme, i tha nënës sime: ‘Tani e kuptova, Besa, pse u martove me Petron… për këtë vogëlushin’”, tregoi Zheji me emocion.

Në këtë kujtim, Zheji e përshkruante nënën si bijë të një familjeje antizogiste nga Gjakova, të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare, ndërsa babai i tij, filozofi dhe përkthyesi Petro Zheji, vinte nga një traditë tjetër – biri i një oficeri të monarkisë, me origjinë nga Gjirokastra.

“Një lidhje e pamundur sipas të gjitha konvencave të kohës, por dashuria i thyen të gjitha absurditetet”, u shpreh ai.

Ky rrëfim i ngrohtë e sjell Artur Zhejin larg politikës dhe polemikave: thjesht një djalë i vogël që kujtonte nënën, babanë dhe momentet e tyre me miqtë e mëdhenj të letrave shqipe./L.F-dritare.net