
Largimi i parakohshem nga jeta i Artur Zhejit ka bërë bashkë të gjithë: politikën, mediat dhe opinionin publik. Nga pushteti në opozitë, nga të lirët te ata në burg, deri edhe tek emra që ishin zhdukur prej kohësh nga skena – si Lulzim Basha – të gjithë u rishfaqën për t’i bërë një nderim të fundit.
Edhe bota e gazetarëve u bashkua pa dallim: nga Blendi Fevziu te Alfred Cako, i cili e lidhi vdekjen e Zhejit me vaksinat. Në këtë mozaik mendimesh, u shfaq e qartë se humbja e tij nuk është thjesht një lajm, por një moment reflektimi mbi jetën dhe fundin që na pret të gjithëve.
Artur Zheji e kishte lënë vetë një fjali të fundit, një përkufizim poetik të vdekjes: “Vdekja, kjo zonjë madhështore.”
Fjalë që sot, në ikjen e tij, tingëllojnë si një amanet i qetë, një mbyllje fisnike për një jetë të kaluar mes gazetarisë, politikës dhe shkrimit./ dritare.net

















