
Historia e emigrantit shqiptar, Uljan Sharka që sot zotëron kompani milionëshe për IT!
Dritare.net
iGenius, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga emigranti shqiptar në Itali Uljan Sharka, po kërkon një investim me vlerë 650 milionë euro, një raund financimi që do t'i jepte kompanisë një vlerësim prej 1.7 miliardë euro .
E themeluar në vitin 2016 në Milano, Uljan Sharka dhe iGenius u shpallën fitues i çmimit ICT Innovation of the Year në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards. iGenius po kërkon të zgjerohet në sektorin evropian të inteligjencës artificiale dhe të konkurrojnë me emra të mëdhenj si Mistral në Francë ose DeepL në Gjermani, iGenius. Deri më tani ka siguruar investime me vlerë 1.05 miliardë euro nga Angel Capital Management dhe Eurizon Asset Management.
Allianz, Aon, Enel dhe Intesa Sanpaolo, janë disa nga klientët e iGenius.
Sharka beson se kompania e tij do të arrijë 20 milionë euro të ardhura vjetore deri në fund të 2024.
Në fillim të muajit, iGenius lançoi “Italia”, një model AI (LLM) i trajnuar ekskluzivisht në gjuhën italiane dhe është në gjendje të kuptojë nuancat gjuhësore dhe kulturore. Ky raund investimi do ta katapultonte iGenius në pozicionimin e startupeve më elitare të inteligjencës artificiale në Evropë dhe në botë. iGenius ka një ekip ndërkombëtar që vepron në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropën, me zyra në Nju Jork dhe Milano si selinë e tij.
Kush është Uljan Sharka?
Uljani emigroi në Italikur ishte 16 vjeç në vitin 2008. Ëndërronte të shkonte në Londër por më pas dhe mori gomonen për Itali. Karabinierët e kapën dhe e çuan në një kamp të miturish. Mësoi, punoi dhe studioi vetëm. Pasioni i tij për teknologjinë e nxiti të studionte shkenca kompjuterike. Gjatë kohës që qëndroi në Milano ai punoi si kamarier dhe shitës, por nuk hoqi dorë nga pasioni për teknologjinë. Kështu kod pas kodi, algoritëm pas algoritmi, ai krijoi një softuer të inteligjencës artificiale i cili bën të mundur që punonjësit të komunikojnë me të dhënat e kompanisë ku punojnë.
Ai është dekoruar dhe vlerësuar nga kompani si Google për asistentin e parë virtual për bizneset dhe bashkëpunuar edhe me rrjetin social më të madh në botë Facebook. Në vitin 2018 iGenius mori një investim prej 7 milionë dollarësh, më i larti i bërë ndonjëherë në Itali nga një grup investitorësh.
iGenius është vlerësuar ndër startup-et më të mira ndërkombëtare nga Facebook, Google, Web Summit, Startup Grind dhe TechCrunch./M.K-dritare.net

















