
Video/ Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos
Dritare.net
Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook video nga tuneli, ndërsa shkruan se me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.
"MIRËMËNGJES
dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur.”, shkruan Rama.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Pak kohë më parë fotoreporteri britanik Robert Hackman dhe DritareTV, një prodhim i gazetares, me tunelin e Porto Palermos çelën një cikël dokumentarësh kushtuar historisë dhe turizmit në Shqipëri.
Në episodin e parë fotoreporteri tregoi për misterin e Tunelit të Porto Palermos.
Robert Hackam hyri në bazën ushtarake të Pashalimanit në Porto Palermo për të treguar historitë që fshihen në këtë bazë, që u bë vendstrehimi i 12 nëndetëseve të Bashkimit Sovjetik. Pas shkëputjes nga BRSS-ja në Porto Palermo mbeti vetëm një nëndetëse, 8 i morën rusët, tre u vendosën më në veri të Porto Palermos dhe u çuan për skrap. Ndërsa baza ushtarake është ende funksionale sot e kësaj dite, thotë fotoreporteri, ambienti rreth saj është fantastik. Ndaj thotë fotoreporteri, nëse keni qenë pjesë e ushtrisë do të ishte një kënaqësi e madhe të qëndronit në plazhin afër bazës ushtarake.
Për më shumë ndiqni dokumentarin që e sjellim për ju në linkun më lart!/K/C/dritare.net

















