Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Brenda tunelit të Llogarasë që lidh për 5 minuta, Vlorën me Jugun!

Video/ Brenda tunelit të Llogarasë që lidh për 5 minuta,

Prej datës 5 korrik, qytetarët kanë mundur të lëvizin lirshëm në tunelin e Llogarasë, një ndër veprat më të mëdha publike që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit.

Turizmi është përfituesi më i madh i këtij kalimi, që i jep një dimension tjetër Rivierës Shqiptare. Nëse me një ecje normale nga Dukati në Dhërmi do të duhen rreth 40 minuta udhëtim apo ndoshta edhe më shumë, nëpërmjet tunelit, koha maksimale për të shkelur në bregdetin e Dhërmiut është 10 apo 12 minuta.

Tuneli i Llogarasë nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës. Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri- tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët. Po ashtu është i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Tuneli i Llogarasë do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet, një taksë prej 5 euro, sipas zv.kryeministres Belinda Balluku./M.K-dritare.net