Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksioni i IKMT, banori i Thethit shpërthen në lot!

Aksioni i IKMT, banori i Thethit shpërthen në lot!

Në pritje të vijimit të aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen e objekteve në Theth, një banor i fshatit shpërtheu në lot , duke shprehur dhimbjen dhe frikën për të ardhmen e tij.

Me lot në sy, ai tha se po rrezikon të humbasë shpenzimet e gjithë jetës, pasi autoritetet i kanë njoftuar se do t’i prishin shtëpitë e drurit.

“Leje kemi kërkuar, por na thanë të presim. Toka është e imja, brez pas brezi,” tha ai.

Banori u shpreh i shqetësuar se pas prishjes së objekteve do të përfundojnë në rrugë dhe kërkoi ndihmë nga shteti, duke kujtuar se vetë institucionet e kanë inkurajuar të investojë në fshat, por tani nuk po i lejojnë. “S’ka beton fare, vetëm dru,” tha ai duke theksuar se shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë tradicionale dhe të thjeshtë.

Në fund të fjalës së tij, ai shprehu dëshpërimin më të madh: “Ka mbetur vetëm të vdes tani.”/E.P-dritare.net