
"Gocë për shpi" dhe "Dritare", hapësirë dhe zë për të rinjtë!
Dritare.net
Emisioni "Sot me Xhesin" sot i tha ndjekësve të Dritares mirëmëngjesi nga një tjetër ambient. Një vizitë e vogël në studiot e "Gocë për shpi" , një format shumë interesant nga Xheni Hatillari dhe Enxhi Tepshi. Gjatë transmetimit direkt u diskutua mbi të gjithë nisjen e këtij formati dhe vështirësinë e të rinjve për të krijuar formate të ngjashme. Nuk munguan edhe rrëfimet reale nga dy moderatoret të cilat tregonin të papriturat, prapaskenat si dhe vështirësitë e emisionit të tyre. Në pjesën e dytë të pyetura nëse situata aktuale e pandemisë kishte ndikuar në vijueshmërinë e punës së tyre ato u shprehën se ndikonte absolutisht sidomos në anën emocionale. Gjate transmetimit live ndjekësve të Dritares iu komunikuan edhe informacione që vinin në kohe reale. Në pjesën e fundit të lidhjes direkte të pyetura për ngjashmërinë e formatit të tyre me emisionin "Sot me Xhesin" dhe Dritares në tërësi Enxhi dhe Xheni u shprehën se janë formate qe ofrojnë mundësi, hapësirë dhe i japin zë te rinjve të cilët kanë nevojë për suport pa filtra në mënyrë të drejtpërdrejte reale dhe transparente. I japin mundësi të dëgjohet një zë i fuqishëm i cili ka nevojë të dëgjohet./dritare.net

















