
Gjithçka ndodhi në 10 minuta. Si u vra i riu shqiptar, në Mykonos, pas një sherri banal!
Dritare.net
Visar Dakrama 34-vjec, u vra mëngjesin e sotëm në Mikonos të Greqisë. Shkak për ngjarjen e rëndë, ishte një vajzë 23-vjecare, e cila tashmë sipas mediave greke është në gjendje të rëndë psikologjike. Ajo punon në një lokal nate në ishullin e famshëm, ndërsa ka dyshime se kishte patur lidhje me viktimën rreth dy vite më parë. Autori i ngjarjes, është shprehur i interesuar për vajzën shqiptare.
Ky ishte momenti që nis përplasjen mes dy djemve, e për pasojë, situata arriti deri në ekstrem. Sipas burimeve policore dhe siç është regjistruar ngjarja, gjithçka ka ndodhur brenda 10 minutave. Skena ka zhvilluar kështu: “Sot, datë 20.02.2023 dhe rreth orës 05:50 deri në orën 06:00 në zonën Skylambela të Mykonos jashtë lokalit, ka qëlluar me armë gjahu dhe ka plagosur për vdekje shtetasin shqiptar Visar Dakramaj në kokë. Nga të dhënat e deritanishme të hetimit policor rezulton se më herët autori dhe viktima janë grindur brenda në lokal dhe pasi janë larguar autori është kthyer duke qëlluar viktimën”.
Nën ndikimin e një sasie të madhe alkooli 33-vjeçari grek, pas vrasjes mizore të shqiptarit ka nxituar të zhduket për t'u paraqitur një orë e gjysmë më vonë, në orën 07:30, në Polici.
“Pas aktit, autori është arratisur, por në kuadër të kontrollit policor në orën 07:30 është paraqitur në Nëndrejtorinë e Policisë Mykonos dhe është arrestuar, ndërsa i është konfiskuar arma e gjahut e gjetur në automjet”, thuhet në informacionin zyrtar
Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit të cilën e merrte me qira gjatë muajve të verës përmes platformës Airbnb./L.F-dritare.net

















