
Gara për BKH/ SPAK publikon emrat e 13 kandidatëve, nga Gledis Nano te Haki Çako
Dritare.net
Në garë për kreun e BKH janë zyrtarisht 13 kandidatë. Aplikimi u mbyll pasditen e djeshme dhe mes personave që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta apo edhe Kreu i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako.
Kandidatët për kreun e BKH
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligj.
Procesi zhvillohet në SPAK nga komisioni i përzgjedhjes me 3 prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.
Aida Hajnajt i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për t'u riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet./L.F-dritare.net

















