
Foto/ Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama u rikthye sot, më 26 qershor 2025, në Kuvendin e Shqipërisë pas disa muajsh mungese. Hera e fundit që ai kishte marrë pjesë në seancat plenare ishte më 18 tetor 2024, kur prezantoi buxhetin e vitit 2025 dhe bonusin për pensionistët. Rikthimi i tij në Kuvend ndodhi pas pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Hagë, ku Shqipëria u angazhua për organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në vitin 2027.
Në seancën e sotme, Rama nuk mbajti fjalim. Atmosfera ishte e qetë, dhe ai u shfaq i relaksuar, duke shkëmbyer shikime miqësore me kolegët e tij. Në momentin e votimit të projektligjeve, opozita ka braktisur sallën, me përjashtim të deputetit Dashnor Sula, i cili ka vazhduar të jetë prezent në seancë.
Seanca e sotme u shoqërua me debate mes palëve, ku Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që të përfshihej në rend të ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, një çështje që ka mbetur pezull për disa kohë./K.C/dritare.net

















