
Hoqe Dash Sulën për Metën, Berisha i përgjigjet Ballës!
Dritare.net
Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Ballës, ku ministri i tha se prej vitesh në politikë ai ka pasur qasje djallëzore ndaj shqiptarëve dhe pikërisht ata që i ka akuzuar i ka bërë më pas kandidat për deputet.
Berisha tha se ministri Balla ka porositur vrasje dhe se e mbron Altin Dumani, kreu i SPAK.
Berisha: Personi që foli këtu është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, për trafiqet e prostitucionit përfunduar tek droga, është njëri i akuzuar me dokumenta zyrtare në sallë gjyqe se ka porositur vrasje. Kanë ndjekur me regjistrim ato që faktonin se personin si një porositës për vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu. Ministër i bandës së Suel Çelës dhe të mbron Altin Troplini./E.P-dritare.net

















