
Foto/ Pashkë në kohë koronavirusi, kishat bosh në Tiranë!
E Diel 12 Prill 2020, 15:03
Dritare.net
Sot besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët. Por këtë vit Pashkët festohen në karantinë për shkak të koronavirusit.
Për herë të parë pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, kishat katolike nuk do të hapin dyert për besimtarët gjatë festës së Pashkës. Ata i kanë ndjekur ritualet në shtëpitë e tyre.
Siç shihet edhe nga fotot e LSA, kishat në Tiranë sot ishin bosh!/K.C/dritare.net

















