Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flogert Muça: Ky deputet do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike

Flogert Muça: Ky deputet do të jetë kryetari i ri i

Gazetari Flogert Muça ka deklaruar se Ervin Salianji është i vetmi politikan aktual në Partinë Demokratike që mund të marrë përsipër rindërtimin e kësaj force politike dhe të sfidojë hapur Sali Berishën. Në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Muça u shpreh se Salianji ka një profil ndryshe dhe se është një nga të paktët që ka dalë fitues nga betejat elektorale të fundit.

“Demokratët janë të bindur që ai ka karakter politik, sepse militanti mendon atë që i thonë ata. Në këtë aspekt, është një hero i një niveli tjetër nga doktori.” – tha Muça, duke iu referuar figurës së Salianjit.



Ai theksoi se në një kohë kur Sali Berisha doli në fushëbetejë pas arrestimit në shtëpi dhe humbi në mënyrë të pabesueshme, Salianji fitoi në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Kavajës.

“Ervin Salianji është i vetmi politikan në Partinë Demokratike që betejën e fundit elektorale e ka me fitore, e ka fituar Kavajën. Kështu që, i vetmi person që mund të mbledhë demokratët është Salianji, nëse guxon të përballet me Sali Berishën. Ai është i vetmi hero që nuk ka humbur ende në Partinë Demokratike,” – argumentoi Muça.
Duke analizuar një nga fjalimet e fundit të Salianjit, gazetari tha se ai tashmë po flet si lider dhe nuk përqendrohet vetëm te partia, por flet për njerëzit dhe për sfidën me kundërshtarin politik, Edi Ramën.

“Statusi që bëri atë natë nuk foli për Partinë Demokratike. Me kolegët dhe miqtë ai tha: "Ne do ta mundim Edi Ramën." Ndërsa Berisha vazhdon të flasë për farsën zgjedhore. Ai nuk ka më çfarë të japë. Të tjerët janë pjesë e skuadrës humbëse,” – tha Muça./K.C/dritare.net