Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet fermeri që humbi një kapanon me derra nga zjarri. Ja çfarë ndodhi!

Flet fermeri që humbi një kapanon me derra nga zjarri. Ja

Në episodin e tretë të ciklit “Gjëja e Gjallë na Mban Gjallë”, në fermën e derrave në Mamurras, sipërmarrësi Petrit Ndreca rrëfen një nga momentet më dramatike të jetës së tij në biznes, kur një zjarr i fuqishëm rrezikoi të shkatërronte përfundimisht fermën e derrave në Mamurras.

Ngjarja ndodhi më 13 qershor të vitit të kaluar, kur një mbitension i fortë në rrjetin elektrik, i konfirmuar edhe nga autoritetet përkatëse, shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu një nga kapanonet kryesore të fermës. Flakët shkatërruan infrastrukturën dhe sollën humbjen e shumë kafshëve, ndërsa dëmi financiar u vlerësua nga 400 deri në 500 mijë euro.

Flet fermeri që humbi një kapanon me derra nga zjarri. Ja

Për Ndrecën, ajo natë ishte një goditje e rëndë ekonomike dhe emocionale, që vuri në pikëpyetje vazhdimësinë e gjithë biznesit familjar të ndërtuar ndër vite.

Megjithatë, në momentin më kritik, mbështetja financiare rezultoi vendimtare. Klient i Raiffeisen Bank që prej vitit 2007, sipërmarrësi tregon se banka i qëndroi pranë duke i ofruar një kredi prej rreth 250 mijë eurosh, e cila bëri të mundur ringritjen e aktivitetit.

“Ishte diçka e paimagjinueshme që dikush të të afrohej dhe të të ndihmonte në atë moment”, shprehet ai.

Falë kësaj mbështetjeje, kapanoni i dëmtuar u rindërtua, investimet vazhduan dhe ferma arriti të rikthehej në aktivitet të plotë. Sot, Ndreca e konsideron këtë ndihmë si momentin që bëri diferencën mes mbylljes së biznesit dhe vazhdimësisë së tij, duke e kthyer një fatkeqësi të madhe në një histori qëndrueshmërie dhe ringritjeje.