Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë janë yjet e lëvizshme që panë peshkatarët e Zvërnecit!

Çfarë janë yjet e lëvizshme që panë

Peshkatarët e Vlorës mbrëmjen e sotme kanë vënë re në qiellin e Zvërnecit në Vlorë një fenomen sipas tyre, të çuditshëm dhe të pazakontë. Drita me shkëlqimin e yjeve që shuheshin në qiell.

Çfarë janë yjet e lëvizshme që panë

Në fakt ato nuk janë yje, por satelitë të Starlink nga SpaceX. Por çfarë është një Starlink? Një projekt që synon ngritjen e një mega konstelacioni me më shumë se 4000 satelitë në orbitë.

Çfarë janë yjet e lëvizshme që panë

Ndërmarrja e SpaceX drejtohet nga Elon Musk. Ky i fundit shpreson se kjo lloj infrastrukture do të lëshojë internet në të gjithë botën shumë herë më shumë se kabujt. I gjithë qëllimi është të dërgojë internet në zonat më të errëta, në më shumë se gjysmën e popullsisë globale e cila jeton në errësirë digjitale. Në çdo fluturim lëshohen rreth 60 satelitë duke e bërë panoramën në qiell një fenomen të vërtetë ashtu siç ndodhi natën e sotme në Zvërnec. Për të vëzhguar fenomenin nuk nevojitet teleskop pasi ato fluturojnë në lartësi të vogla, të dukshme nga syri i njeriut.

Çfarë janë yjet e lëvizshme që panë

Satelitët kalojnë si një kometë ede nëpër vendin tonë, ashtu si në Vlorë në orën 18.30. Nëse hidhni një sy në faqen zyrtare të “Starlink” do të mund të gjeni edhe kur do të jetë spektakli i radhës qiellor./M.M-dritare.net