Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sapo ka ndodhur/ Fenomeni i çuditshëm në qiellin e Zvërnecit që çuditi peshkatarët!

Sapo ka ndodhur/ Fenomeni i çuditshëm në qiellin e

Një fenomen i padëgjuar, përveçse i çuditshëm, ka ndodhur në orën 18:30 në qiellin e Vlorës. Tre peshkatarë që punojnë çdo ditë në Zvërnec, kanë parë disa drita në qiell, me shkëlqimin e një ylli, që dukeshin sikur vinin nga Sazani në drejtim të tyre, por që brenda një minute u shuan në qiell.

“Dukeshin rreth 50-60 të tillë që lëviznin me shpejtësi, të gjithë në drejtim të një ylli. Në fillim u duk se ishin afër detit por më pas u shuan drejtim të qiellit. Unë jam rritur këtu, punoj çdo ditë, por nuk kisha parë asgjë të ngjashme. Bashkë me dy shokët e mi e filmuam, por nuk duket asgjë në celularin e asnjërit. Edhe pse ishin drita mjaft të dukshme në celularët tanë ka dalë vetëm errësirë.”- tregon Ladi Balliu, njëri prej peshkatarëve.

I gjithë fenomeni ka zgjatur më pak se dy minuta ndërsa yjet e baraslarguar nga njëri-tjetri janë zhdukur në qiell. Megjithëse është e pashpjegueshme, Ladi thotë se ishte një nga gjërat më të bukura që ka parë në jetën e tij.

“Nuk ishte e frikshme, thjesht nuk po e kuptonim çfarë po ndodhte. Fakti që qielli ishte I pastër e bënte këtë fenomen të mrekullueshëm.”/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare.net (@dritare_net)