Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Braçe poston foton e të rinjve socialistë dhe demokratë: Paragjykimet nuk vlejnë më!

Erion Braçe poston foton e të rinjve socialistë dhe

Erion Braçe kandidat i PS në listë të hapur në Tiranë, ka marrë deri më tani 3753 vota, duke i siguruar kështu atij një vend në parlamentin e ardhshëm. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Braçe falënderoi çdo komisioner dhe vëzhgues të të gjitha partive.

Statusi i Braçes:

“Dje në orën 24:00 fiks, mbaroi një pjesë e numërimit të votave të popullit në njesinë numër 5, në Tiranë. Nuk ka rëndësi rezultati. Kanë më shumë rëndësi këta njerëz që shihni në foto, janë një pjesë e numëruesve të PS dhe PD.

Dua t’i falënderoj këtu publikisht. Te mite-burra e gra, djem e vajza, korrekt, pa fjale, modeste, te perulur, te pergjegjshem, te vendosur per te numeruar cdo vote drejt, sic ishin ne kuti-vote e popullit; E kane bere prej nje jete kete, keta qe shihni ne foto dhe te tjere socialiste sipas brezave; Shume shume faleminderit!

Gjysma tjeter e fotos, jane numeruesit e PD-domethene kundershtaret; jane shembulli me i mire qe deshmon se paragjykimet nuk vlejne, bien e shkermoqen duke vene ne veshtiresi paragjykuesin, domethene mua e te tjere-burra e djem pergjithesisht, edhe gra e vajza si pjese mbeshtetese e tyre-korrekt, te sjellshem, paqesorë, me te zhurmshem natyrisht, te vendosur, komunikues, ironike, njerez normale;

Nuk di sa here me pare kane qene numerues, por nese e kishin per here te pare, realisht ishin te zote; dhe me besoni, nuk ishte hic e lehte per ta, ne fakt per cilindo do ishte e veshtire, kam qene vete ne kushtet e tyre; dua ti falenderoj secilin!

Ata-te gjithe bashke, te PS, PD, PSD, PL, i dhane integritetin gjithe procesit te numerimit, nuk cenuan nje vote te vetme, nuk i hengren hakun kerkujt qofte edhe me nje vote!

Po kaq falenderues dua te jem edhe ndaj vezhguesve te te gjitheve-bashke, Mundesia, Nisma, kolegeve te mi te PS qe ishin te paduruar te shihnin voten e tyre bashke me ate te partise;

Edhe ata i dhane integritet ketij procesi!

Por para tyre, dua te falenderoj edhe cdo komisioner e veshgues te cdo niveli ne keto zgjedhje-ne njesine numer 5, nga qendra e votimit deri ne KZAZ;

Zgjedhjet kane vlere kur jane te drejta, ligjore, profesionale ne votim-mundesine krijuar njerezve per te shprehur lirshem e ne menyre te barabarte vullnetin e tyre!”, shkruan zoti Brace./L.F-dritare.net