Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eduard Abazi mesazh kreut të KQZ-së: Mos i hidhni në kosh propozimet e partive të vogla, por na dëgjoni!

Eduard Abazi mesazh kreut të KQZ-së: Mos i hidhni në kosh

Eduart Abazi kreu i partisë Aleanca Demokratike ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Zoti Abazi foli për Reformën Zgjedhore dhe shpreson që me zbatimin e kësaj reforme dhe miratimin e ligjit zgjedhor të mund të dëgjohet zëri i partive të vogla dhe të mos keqpërdoren. Zoti Abazi i bëri thirrje edhe kreut të KQZ-së, që t'i dëgjojnë dhe jo t'i hedhin në kosh propozimet e tyre.

"Ne kemi një pjekuri që nuk dalim rrugëve të bërtasim se e dimë ku zgjidhen gjërat. Po kërkohet një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe ne duam të japim kontributin tonë. Dhe duam të dëgjohet realisht zëri ynë. Ajo që kërkojmë ne nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është që propozimet tona mos i kërkoni në zarfe se ne jua sjellim në zarf, por ju i hidhni në koshin e plehrave. Ne duam të dëgjohemi dhe të dëgjojë publiku a kemi ne realisht alternativë apo mendime që konvergojnë me interesin qytetar, apo nuk kemi. Secili lufton për të bërë më të mirën për atë që kërkojmë. Unë po artikuloj paragrafin që përgatitëm për zgjedhjet më të fundit. Në paragraf thuhej: "Boll na kanë sharë, përgojuar, apo përdorur të tjerët. Më mirë të besojmë te njëri-tjetri dhe të mirëpërdoremi me njëri-tjetrin, sesa të na keqpërdorin të tjerët." Edhe atëherë bëmë një rezolutë që e quajtëm 40+. Mediat na zhgënjyen se e nxorën para kohe dhe e dogjën. Sepse pastaj morën masa një pjesë e PD-së dhe PS-së dhe filloi presioni ndaj partive. Ne kemi provuar disa herë dhe nga kjo kuptojmë se ne kemi akoma çfarë të ndajmë. Nëse bëhet ligji i ri zgjedhor, të largohen njerëzit që i ka konsumuar politika dhe të futen njerëz që nuk janë provuar në politikë ose që nuk janë konsumuar dhe kanë ditur të qëndrojnë.", tha ndër të tjera zoti Abazi në DritareTV./K.C/dritare.net