
Dhunuan shoferin e kamionit në Bilisht, arrestohet vëllai i Bledjon Nallbatit!
Dritare.net
Policia ka vënë në pranga Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit të PD-së Bledjon Nallbati, pas sherrit me një drejtues kamioni mbrëmjen e së shtunës në Bilisht.
Konflikti ka ndodhur me një shofer kamioni, i cili po udhëtonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës nëpërmjet Devollit.
Rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta, por në video shfaqet Nallbati dhe vëllai i tij (shoferi i mjetit), teksa ndalojnë fuoristradën në mes të rrugës para trajlerit.
Është vëllai i Nallbatit që del i pari nga makina dhe më pas edhe kandidati i Berishës, i treti në listën e mbyllur të Korçës.
Nga pamjet e filmuara, duket ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të qetësojnë situatën dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të incidentit./K.C/dritare.net

















