Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Kandidati i Berishës në Korçë, Bledjon Nallbati dhunon me grushte shoferin e kamionit!

Video/ Kandidati i Berishës në Korçë, Bledjon Nallbati

Një përplasje e dhunshme fizike për motive të dobëta është regjistruar në Devoll, ku është përfshirë deputeti Bledion Nallbati, së bashku me vëllanë e tij Alti Nallbati, i njohur ndryshe si “Duçja”. Konflikti ka ndodhur me një shofer kamioni, i cili po udhëtonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës nëpërmjet Devollit.

Rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta, por në video shfaqet Nallbati dhe vëllai i tij (shoferi i mjetit), teksa ndalojnë fuoristradën në mes të rrugës para trajlerit.

Është vëllai i Nallbatit që del i pari nga makina dhe më pas edhe kandidati i Berishës, i treti në listën e mbyllur të Korçës.

Nga pamjet e filmuara, duket ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të qetësojnë situatën dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të incidentit./K.C/dritare.net