Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Censi 2023/ Ja sa banorë ka Shqipëria!

Censi 2023/ Ja sa banorë ka Shqipëria!

Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat e Censit 2023. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri jetojnë 2.412.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 409 mijë e 831 banorë më pak ose rreth 17%.

Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është dyfishuar. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 598,267 banesa.

"Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2.402.113 banorë, të cilët përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1.082.529 banesa të zakonshme", tregojnë të dhënat e Censit./L.F-dritare.net