Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha zbulon misionin e ‘Foltore 2’

Berisha zbulon misionin e ‘Foltore 2’

Protesta që po mbahet sot, e cila sipas kreut të PD do të jetë e vazhdueshme, u quajt sërish “foltore” nga Sali Berisha, këtë herë si “Foltore 2”. Ai prezantoi edhe “misionin” e kësaj foltoreje, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.

“Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve. Foltorja u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e kanë rrethuar”, tha ai./K.C/dritare.net