Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Të përsëriten zgjedhjet!

Berisha: Të përsëriten zgjedhjet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot në një konferencë për shtyp akuzoi se në zgjedhjet e 11 majit, votat janë manipuluar sipas Berishës, përmes metodës “treni bullgar.

Berisha tha se ka vetëm një zgjidhje që është qeveria teknike dhe përsëritja e zgjedhjeve.

“Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha, i cili shtoi se PD-ja ka të tjera dokumente që tregojnë shkatërrimin e procesit zgjedhor.

"Treni bullgar" është një metodë mashtrimi elektoral, ku një grup njerëzish (zakonisht votues të paguar ose të detyruar) përdoren për të votuar shumë herë në mënyrë të organizuar, duke qarkulluar një fletë votimi të votuar paraprakisht./L.F-dritare.net