Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri italian: Shqipëria, shtyllë solide e Perëndimit!

Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri italian: Shqipëria,

Është përuruar sot baza ajrore në Kuçovë, e cila do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

I pranishëm përveç qeverisë Rama, ka qenë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Gudio Crosetto e cili e cilësoi këtë bazë ajrore si pikë kthese për mbarë Rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Crosetto u shpreh se përurimi i bazës ajrore nuk është vetëm një pikëmbërritje por një pikënisje për shpalosjen e mbrojtjes profesionale.

“Një pikë kthese për mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor. Prania jonë këtu dëshmon mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi vite më parë që e bëri të anëtarësohej në Këshillin e Evropës dhe në NATO. Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia e ka mbështetu me forcë anëtarësimin në BE dhe ndan kënaqësinë që mori ditën jeshile për anëtarësimin. Është një shenjë e pastër e thellë dhe jetëgjatë për një bashkëpunim të fortë në çdo fushë. Një mbështetje e ndërsjellët e jona që shfaqet përmes stërvitjeve të përbashkëta, më pëlqen të kujtoj programet në fushën e formimit që sjellin dialog dhe kapacitete që bëjnë të mundur stërvitej profesionale. Përurimi i bazës ajrore ë Kuçovës nuk është vetëm një pikëmbërritje por një pikënisje për shpalosjen e mbrojtës profesionale. Në një kohë që karakterizohet nga sfida është një simbol për të përballuar sfidat e tashme dhe të ardhme, jam i sigurt që do kemi horizonte të tjera bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë”, tha ministri./M.K-dritare.net