Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të llokoçiten në llucë! Rama thumbon Berishën e Bashën në festën e PS

Të llokoçiten në llucë! Rama thumbon Berishën e

Kryeministri Edi Rama festoi sot fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur me tone të forta për gjendjen e kundërshtarëve politikë.


“Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne.

Por llogaria nuk del përsëri.” – tha Rama, duke iu referuar Lulzim Bashës, ndërsa vijoi me kritika për strukturat aktuale të opozitës: “Partia e tyre është kthyer në uturakun e një 80-vjeçari të pashpresë,” duke lënë të kuptohet se i drejtohej ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më tej, Rama shtoi se opozita vazhdon të jetë e përçarë dhe pa vizion, duke përdorur një metaforë të fortë: “Të vazhdojnë të llokoçiten në llucë, ndërsa ne ecim përpara.”

Kryeministri theksoi se Partia Socialiste do të vijojë të qeverisë me fokus te reformat, zhvillimi ekonomik dhe investimet, ndërsa kritikoi përpjekjet e opozitës për të përfituar politikisht përmes konflikteve dhe krizave të brendshme./K.C/dritare.net