
Demi Lovato kurorëzon dashurinë me Jutes në një dasmë romantike në Kaliforni!
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Demi Lovato është martuar me partnerin e saj, muzikantin Jutes, në një ceremoni intime dhe romantike të mbajtur në Kaliforni të dielën, më 25 maj, sipas revistës Vogue.
Për ditën e saj të veçantë, 32-vjeçarja zgjodhi një fustan nusërie të dizenjuar posaçërisht nga marka legjendare Vivienne Westwood. Fustani me bust korse dhe vello përfaqësonte stilin klasik dhe elegant që e karakterizon Westwood-in, duke nxjerrë në pah format trupore të artistes.
“Kam qenë një fanse e krijimeve të Vivienne Westwood për një kohë të gjatë”, tha Lovato për Vogue, teksa shtoi: “Kur mendoja për fustanin tim të nusërisë, gjithmonë kthehesha te stili i saj.”
Gjatë pritjes pas ceremonisë, këngëtarja veshi një krijim të dytë po nga Westwood, një fustan të bardhë sateni me korse dhe detaje elegante me perla. “Është një copë unike që më bën të ndihem e veçantë,” tha ajo.
Ceremonia u organizua nga eventmenaxherja e njohur Mindy Weiss, ndërsa të ftuarit shijuan një darkë private një natë para dasmës, pas ceremonisë.
Demi dhe Jutes e bënë publike lidhjen e tyre në gusht të vitit 2022. Në Ditën e Shën Valentinit, Lovato ndau emocionet e saj në një postim në Instagram:
“Jordan, mezi pres të martohem me ty! 3 vitet e fundit kanë qenë më të mirat e jetës sime. Jam e çmendur pas zemrës tënde, dashurisë dhe dritës tënde.”
Propozimi për martesë ndodhi më 16 dhjetor 2023, në një mjedis privat në Los Angeles. Në një intervistë për People në shtator 2024, Lovato tregoi:
“E kam pritur gjithë jetën time këtë moment. Është kaq stabilizuese të kesh pranë një partner kaq të dashur dhe mbështetës.”
Dyshja u njoh gjatë punës për albumin e Lovato-s, “Holy Fvck”, dhe vendosën ta shijojnë periudhën e fejesës pa presion, duke e ndërtuar lidhjen e tyre me qetësi dhe dashuri.
Tashmë të martuar, ata planifikojnë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët duke ruajtur çdo moment të veçantë të historisë së tyre./E.P-dritare.net

















