
Zelensky telefonon Ramën, ja mesazhi që i dha!
Dritare.net

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku kanë diskutuar mbi situatën e fundit në Ukrainë dhe përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Në një postim në rrjetin social X, Zelensky njoftoi se e ka informuar kryeministrin shqiptar për sulmet e fundit me raketa dhe dron të kryera nga Rusia, duke theksuar se këto sulme dëshmojnë se Moska nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. "Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për presion të fortë për ta ndalur përfundimisht. Ne llogarisim në të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt", shkruan Zelensky.
Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se e ka ftuar Ramën të marrë pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, dhe se Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike.
Në fund të mesazhit të tij, Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen që Shqipëria dhe populli shqiptar i kanë dhënë Ukrainës gjatë kohës së luftës. "Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë", përfundon ai.
Ja mesazhi i plotë!
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Unë e informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dron nga Rusia. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Prandaj, kemi nevojë për një presion mjaft të fortë për ta ndalur përfundimisht. Ne llogarisim në ndërmarrjen e të gjithë hapave të nevojshëm në këtë drejtim në të ardhmen e afërt.
Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore dhe Shqipëria do të përfaqësohet.
Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe të popullit tonë.”, shkruan Zelensky/K.C/dritare.net

















