Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamtumirë Artan Lame!

Lamtumirë Artan Lame!

Në ambientet e Akademisë së Shkencave, sot u mbajtën homazhet e fundit për Artan Lamen, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër në Mynih. Një dhimbje e papritur për të gjithë ata që e kanë njohur si mik, koleg, njeri pasionant dhe kontribuues të palodhur për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Dhjetëra personalitete nga politika, kultura dhe jeta publike morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit – mes tyre Elisa Spiropali, Blendi Gonxhja, Ulsi Manja, Ervin Hoxha dhe shumë të tjerë.

Lamtumirë Artan Lame!

Artan Lame ishte shumë më tepër se një funksionar publik. Ai ishte publicist, opinionist dhe studiues i përkushtuar i historisë shqiptare. Ai jetoi me pasionin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të vendit, duke lënë gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe në rolin e tij si drejtues publik.

Lamtumirë Artan Lame!

Në fjalën e tij, miku i tij Auron Tare u shpreh:

“Njerëz si Lamja janë të rrallë. Ata që kërkojnë ta përmirësojnë kulturën dhe shoqërinë shqiptare, e jo të bëhen pjesë e hipokrizisë. Lame ishte i ndarë mes dy botëve: për shumë ishte një funksionar, por ata që i qëndronin pranë e njihnin pasionin e tij për trashëgiminë.”

Lamtumirë Artan Lame!

Edhe botuesi Fatmir Toçi vuri në pah ndershmërinë e rrallë të Lames, duke thënë:

“Rrallëkush do t’u kthehet për t’iu bërë edhe një herë.”

Ndërsa Artan Shkreli e përmbylli me fjalë të ndjera:

“Sot nuk po ndahemi vetëm nga një mik i afërt, por nga një pjesë e vetes sonë. Lamja ishte unik. Kolonjar krenar./E.P-dritare.net

Lamtumirë Artan Lame!