
Fitorja e 11 majit, Rama: Garantojmë anëtarësimin në BE
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 11 majin si një "fitore historike", duke iu referuar rezultateve të fundit zgjedhore, të cilat i ka interpretuar si një konfirmim të fortë të mbështetjes popullore ndaj qeverisjes së tij. Nga festa e fitores te Pallati i Brigadave, Rama theksoi se kjo fitore nuk është vetëm një sukses elektoral, por edhe një hap i madh drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Faleminderit për vlerën e shtuar që solli secili dhe secila këtu në këtë arritje historike për PS. PS nuk është qëllim, por mjet për të luftuar. Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet, nuk na duhen për të mundur të tjerët, nuk është sport, edhe pse ngjan shumë me sportin. Do përdorim mandatin katër si fuqi e madhe vetëkorrigjuese, jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar", tha Rama.
Në një ton kritik ndaj opozitës, ai tha se “të tjerët nuk e pranojnë realitetin e fakteve” dhe i quajti ata “humbës kronikë” për shkak të, sipas tij, refuzimit të tyre për të pranuar verdiktin e votës.
“Në vend që të reflektojnë dhe të ofrojnë alternativa serioze, ata vazhdojnë me akuza boshe dhe teori konspirative,” vijoi Rama./K.C/dritare.net

















