Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot është 27 maji, dita kur u ekzekutua Vasil Laçi!

Sot është 27 maji, dita kur u ekzekutua Vasil Laçi!

Në këtë ditë, më 27 maj të vitit 1941, në qendër të Tiranës, u var publikisht një djalë vetëm 18 vjeç. Ai kishte guxuar të bënte diçka që asnjë shqiptar nuk e kishte bërë më parë — të ngrinte revolverin ndaj mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, dhe ndaj qeveritarëve kolaboracionistë shqiptarë.

Kush ishte Vasil Laçi?

Lindur më 15 shtator 1922 në Piqeras të Sarandës, ai u rrit mes varfërisë dhe padrejtësive të pushtimit. Punoi që fëmijë si hamall në Durrës e Sarandë, më pas si shërbëtor në një hotel të Tiranës, ku kishte mundësi të dëgjonte biseda politike dhe të krijonte kontakt me rrethe atdhetare.

Atentati që tronditi Italinë fashiste

Më 17 maj 1941, gjatë vizitës së mbretit Viktor Emanuel III në Tiranë, Vasil Laçi, i veshur me kostum popullor shqiptar, nxori revolverin dhe qëlloi katër herë mbi makinën e mbretit dhe të Shefqet Bej Vërlacit. Ndërsa shtinte, ai thërriste: “Rroftë Shqipëria! Poshtë fashizmi!”

U arrestua menjëherë, u torturua rëndë dhe u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak fashist.

Më 27 maj 1941, vetëm dhjetë ditë pas atentatit, ai u var në mënyrë demonstrative në Tiranë. Shtypi fashist e përshkroi si një “i çmendur”, por në popull nisi të pëshpëritej emri i tij me nderim. Më vonë, regjimi komunist e shpalli Hero i Popullit, dhe historia e tij u përjetësua në filma, libra e rrëfime gojore./E.P-dritare.net