Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hapet baza ajrore e NATO-s. Çfarë ndodh sot në Kuçovë!

Hapet baza ajrore e NATO-s. Çfarë ndodh sot në

Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të çelet sot më 4 mars. Kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Hapet baza ajrore e NATO-s. Çfarë ndodh sot në

Gjatë kësaj ceremonie do të marrin pjesë krerët e lartë të shtetit si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Programi për sot!

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë

09:30 Mbërritja në Bazë

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan

Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David ËISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ./L.F-dritare.net