
Bashkëshortja për Andis Harasanin: Luftoi fort, por nuk ia doli!
Dritare.net
Bashkëshortja e Andis Harasanit Suela Kapllani, tregoi se bashkëshorti i saj vuante prej kohësh nga sëmundja e kancerit. Në një njoftim për ndarjen e tij nga jeta zonja Kapllani shkruan se edhe pse Harasani luftoi fort, nuk ia doli ta mposhte dot këtë sëmundje.
në njoftimin për vdekjen, tregoi se Andisi luftoi për familjen dhe dy djemtë e tyre deri në fund, por sëmundja e rëndë ia mori jetën pas dy vitesh përballjeje.
“Të dashur familjarë e miq
Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait dhe mikut, Andis Harasani.
Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje dhe forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit.
Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do të mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humorin tënd të pakrahasueshëm, gjithë mençurinë dhe guximin për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!
Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të ndahen në ditët në vazhdim”, thotë ajo në postimin e saj./L.F-dritare.net

















