Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti Andis Harasani

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti Andis

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA./L.F-dritare.net