Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ardit Beshiri 3 ditë nën krom, babai bën thirrje: Më ndihmoni të gjej trupin!

Ardit Beshiri 3 ditë nën krom, babai bën thirrje: Më

Babai i Arditi Beshirit, 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën ku po punonte nën masivin e kromit, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të tij.

“Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule”, deklaroi babai i të riut, mes lotësh.

Me gjithë kërkimet e bëra deri tani, nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e fortë që u krijua si pasojë e shembjes së rezervuarit me ujë dhe rërës së prodhuar nga përpunimi i materialit të kromit.

Babai i Arditit tha se kërkimet po i bëjnë me lopata pasi s’kanë mjete, ndërsa kërkoi ndihmë nga shteti për aparatura më të specializuara për gjetjen e trupit të të birit.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti.

Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.

Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

Për zhdukjen e punonjësit është vënë në pranga 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë. Fabrika e pasurimit të kromit, është e marrë me qira nga një shoqëri kineze./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)