Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ai e mashtronte, ajo e zbuloi dhe u vra. Historia tragjike e Ilaria Sulës

Ai e mashtronte, ajo e zbuloi dhe u vra. Historia tragjike e Ilaria Sulës

Ngjarja tragjike e vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula në Romë më 25 mars 2025 ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Hetimet kanë zbuluar detaje të reja që hedhin dritë mbi motivet dhe veprimet e autorit të dyshuar, ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, 23 vjeç me origjinë filipinase.

Sipas mediave italiane, Ilaria kishte zbuluar se Samson kishte krijuar një profil të rremë në emër të Universitetit La Sapienza, duke pretenduar se kishte kaluar provime që në fakt nuk i kishte dhënë. Ky zbulim besohet të ketë shkaktuar tensione mes tyre, duke çuar në një përleshje që përfundoi me vrasjen e saj me thikë në banesën e Samsonit në Via Homs, lagjja Africano, Romë.

Pas vrasjes, Samson e futi trupin e Ilarias në një valixhe dhe e transportoi në një zonë pyjore në Guadagnolo, rreth 40 km larg Romës, ku e hodhi në një greminë. Ai vazhdoi të përdorë telefonin e saj, duke fshirë llogaritë në rrjetet sociale dhe duke dërguar mesazhe për të krijuar përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen./L.F-dritare.net