
DOSJA Ura/ Zbardhen përgjimet në SkyECC: A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?
Dritare.net
Në dosjen e operacionit “Ura”, pasqyrohet edhe një episod ku Ekil Ndernjaku i kërkon një favor një personi të paidentifikuar në Sky Ecc që të ndërhynte për të falsifikuar raportin e ekspertëve të policisë së shtetit për një armë të sekuestruar për një person të arrestuar të quajtur “Ceke”.
“Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNNS9, i identifikuar si Ekli Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin e PINIT DFE3F3, i padentifikuar, i cili i kërkon të kontaktoje me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkisnin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë/falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, aktivitet që do të kryejë në laboratorin balistik në Tiranë “....në laborator në Tr...”, ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante “Altinit” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt”, thuhet në dosje.
Në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Nderjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.
Ekil Nderjaku: O shok kot me tpyt...A kemi naj nji me rregullu atje ir kur tkapin me arm... Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons... Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher... Sa tjet qoka...Sot... E kan kap...
Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin...por do pyes nje shok tjeter... po po e marr...vesh kush eshte robi...
Ekil Nderjaku: Mond Cekici.
Altin Morina: Në Tiran e kan kap apo Durrës.
Ekil Nderjaku: Ktu në Dr.
Altin Morina: Ok.", thuhet në bisedën e tyre të zbardhur në dosje.
Kujtojmë që Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij. “Mond Çekiçi”,konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Pjesë nga dosja
Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNN99, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DPEFIP, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me "Altin-in", me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkimin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar "për t'i prishur gilpërën një personi të arrestuar të quajtur "CEKE", aktivitet që do të kryhej në laboratorii balistik në Tiranë "...në laborator në Tr...", ku përdoruesi i PIN SPNNS9 thotë që do tí shkruante" Altin-it" dhe do ti bëntë të ditur sa më shpjet:
DFEF3F: E shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ...... me ja prish gjilponen... te laboratori ne tr...
Ekil Ndernjaku: Kur e kan nalu sot...
DFEF3F: Po vlla sot.....
Ekil Ndernjaku: Ja i shkr sa tpergji...
DFEF3F: Ok shok....
Menjëherë më pas përdoruesi i PINIT SPNNS9 fillon të bisedojë me përdoruesin e PINIT 1UN9CQ, siç i kishte premtuar përdoruesit i PINIT DFEF3F, duke i kërkuar nëse mund të fliste me ndonjë pjesëtar të Forcave te Policisë për të shpetuar shokun e tij "Mond Cekici", i cili ishte ndaluar në Durrës me armë:
Ekil Ndernjaku: O shok kot me tpyt ...A kemi naj nji me rregullu atje ir kur tkapin me arm... Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons... Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher... Sa tjet qoka...Sot... E kan kap...
Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin...por do pyes nje shok tjeter... po po e marr...vesh kush eshte robi...
Ekil Ndernjaku: Mond Cekici...
Altin Morina: Ne Tiran e kan kap apo durres ...
Ekil Ndernjaku: Ktu ne dr...
Altin Morina: Ok./DRITARE.NET

















