Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të dua përjetësisht, zemërbardhi im! Postimi prekës i bashkëshortes së Artan Lames pas vdekjes së tij

Të dua përjetësisht, zemërbardhi im! Postimi prekës i

Pas ndarjes nga jeta të Artan Lames, bashkëshortja e tij, Mirela Lame, ka shprehur dhimbjen e saj përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale. Ajo shkroi:

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”
Artan Lame ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër dhe një periudhe në koma cerebrale.

Nëna e tij, Diana Lame, gjithashtu ndau dhimbjen, duke shprehur se kishte shpresuar për rikuperimin e të birit, pasi ai i kishte premtuar se do të kthehej.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Artan Lame ishte një figurë e njohur në jetën publike shqiptare, i njohur për kontributin e tij si drejtues i ALUIZNI-t dhe për angazhimin e tij në çështjet e trashëgimisë kulturore./K.C/dritare.net