
U arrestua gjatë operacionit Ura. Zbardhet dëshmia e avokatit para gjykatësve
Dritare.net
Avokati Armand Tragaj u arrestua në kuadër të megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “URA”, i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, ku u lëshuan masa sigurie për 52 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ai ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka lidhje me grupin kriminal dhe se dyshimet e ngritura nga autoritetet italiane nuk mbështeten në prova konkrete.
“Në pyetjet e ushtruara nga ana ime si mbrojtje, ndaj prokurorëve, ishte të percaktojnë shprehimisht pjesmarrësit e grupit, rolin e secilit dhe episodet. Por në asnjë moment nuk ju dha përgjigje kësaj pytje, të bërë nga ana ime për shtetasin Altin Morina, pasi një fakt i tillë nuk ekziston, nuk ka asnje rast ku Altini të ketë rol aktiv në Trafikimin e Narkotikeve apo të ketë qenë pjestar e ndonjë grupi. Ky fakt pohoet edhe nga materialet e përcjella nga autoritetet Italiane, të cilat janë të vetmet prova ku mbështet dyshimi i arsyeshëm, që jane komunikimet e kryera në SKY ECC pa i lidhur me asnjë provë tjetër të vetme Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten më femijë të vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka dekalruar Rragaj para gjykatësve./K.C/dritare.net

















