
Mark Samson i shkruan prindërve të Ilarias: U çmenda dhe humba kontrollin!
Dritare.net
Mark Samson i shkroi një letër nga burgu prindërve të Ilarias, të resë shqiptare që u vra nga filipinezi. Ai pranon krimin e rëndë të kryer. Në këtë letër ndryshe nga herët e tjera ku ka folur për hetuesit, duket që ka zgjedhur fjalët për të treguar se është i penduar, ndërsa thotë se do të vuajë dënimin për krimin e rëndë.
Letra, e shkruar me datën e sotme, u publikua nga mediat italiane.
“Unë jam Mark Samson. Po ju shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer dhe nuk di çfarë të them. Por mbi të gjitha nuk e di çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilaris dhe nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm për faktin se asgjë që mund të them ose të bëj sot nuk do të jetë në gjendje ta qetësojë sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.”, shkruhet në letër./L.F-dritare.net

















