Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së

Është zbardhur dëshmia e nënës së autorit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula. Nëna e autorit, Nors Man Lapaz ka thënë para prokurorëve se pasi kishte kryer krimin, djali kishte shkuar tek ajo tepër i frikësuar.

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha “nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…”. E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua”, tregoi nënë e tij para prokurorëve më 7 prill.

Ajo gjithashtu tregon se djali i kishte thënë se “nëse nuk do ta kishte vrarë ai Ilaria Sulën, dikush tjetër do ta vriste Markun”.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami…mami!! I thashë “dashuri, çfarë ke bërë?” Dhe ai më tha në filipinisht ‘po të mos e kisha bërë, do të më kishin vrarë’ si për të thënë që nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të kishte vdekur”, ka treguar gruaja para prokurorëve./K.C/dritare.net