Na ndiqni edhe në

Bota

Ja pse pasuria e Liam Payne do i kalojë ish të dashurës së tij!

Ja pse pasuria e Liam Payne do i kalojë ish të dashurës së

Pasuria e Liam Payne, e vlerësuar në rreth 32.2 milionë dollarë, do t’i kalojë djalit të tij 8-vjeçar, Bear Payne, sipas ligjeve të trashëgimisë në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi Liam vdiq pa lënë testament, pasuria e tij do të administrohet nga ish-partnerja e tij, Cheryl Tweedy (njëkohësisht nënë e Bear), dhe avokati Richard Mark Bray. Ata janë emëruar si administratorë të pasurisë, por aktualisht kanë autoritet të kufizuar dhe nuk mund të shpërndajnë asnjë pasuri pa një urdhër të plotë gjyqësor.

Cheryl dhe Richard do të kujdesen për ruajtjen e pasurisë deri në moshën 18-vjeçare të Bear, moment kur ai do të mund të përfitojë nga ajo.

Për shkak të mungesës së një bashkëshorteje ligjore, pasuria e Liam kalon drejtpërdrejt te Bear, dhe asnjë person tjetër, përfshirë ish-partneren e tij Kate Cassidy, nuk ka të drejtë të përfitojë nga ajo./K.C/dritare.net