
Bill Gates do të dhurojë pasurinë: Nuk do të vdes i pasur
Dritare.net
Bill Gates ka shpallur një vendim historik: ai do të dhurojë 99% të pasurisë së tij, rreth 108 miliardë dollarë, përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates, i cili do të mbyllet në vitin 2045, 20 vjet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.
Kjo nismë do të mundësojë që fondacioni të shpenzojë mbi 200 miliardë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme për të përmirësuar shëndetin global, edukimin dhe për të luftuar varfërinë. Gates theksoi se vendimi i tij është frymëzuar nga një thënie e Andrew Carnegie: “Njeriu që vdes i pasur, vdes i turpëruar”.
Në një intervistë për Associated Press, Gates u shpreh: “Është emocionuese të kesh mundësinë të kontribuosh kaq shumë për këto kauza”
Fondacioni, i themeluar në vitin 2000 nga Gates dhe ish-bashkëshortja e tij Melinda French Gates, ka dhuruar tashmë mbi 100 miliardë dollarë për përpjekje globale në fushat e shëndetit dhe edukimit. Me këtë përshpejtim të planit të dhurimit, Gates synon të maksimizojë ndikimin e tij filantropik gjatë jetës së tij./K.C/dritare.net

















