Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama, kryeministri i dytë më jetëgjatë në politikë. Çfarë mendon Spiropali!

Rama, kryeministri i dytë më jetëgjatë në

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht edhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës Elisa Spiropali e ftuar në emisionin Dekalogonga Roland Qafoku në DritareTv foli për kryeministrat që ka pasur Shqipëria në 113 vjet, nga Mehmet Shehu, te Edi Rama. Spiropali thotë se në demokraci sa herë zgjidhesh duhet të marrësh përgjegjësinë e qeverisjes. Për ne, shprehet Spiropali, pushteti nuk është qëllim në vetvete, është mjet për të mbërritur qëllime të tjera.


Roland Qafoku: Renditja e kryeministrave për nga kohëzgjatja; Mehmet Shehu 27 vjet e tre muaj, Edi Rama 12 vjet dhe sipas jush do bëhen 16, Enver Hoxha nëntë vjet e nëntë muaj, Adil Çaçani nëntë vjet e një muaj, Sali Berisha tetë vjet e të tjerë. Si i komentoni ju këto shifra?

Elisa Spiropali: Në demokraci sa herë zgjidhesh duhet të marrësh përgjegjësinë e qeverisjes. Nuk bëjmë asgjë më shumë se vende të tjera demokratike. Ne do respektojmë vullnetin e zgjedhësve tanë dhe do bëjmë detyrën. Për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete, është mjet për të mbërritur qëllime të tjera, për të bërë punë të mira, për ta modernizuar Shqipërinë, për të siguruar zhvillimin ekonomik, për të siguruar stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë më në fund në familjen tonë natyrale, në atë ëndërr që shqiptarët kanë prej dekadash për afrimin me këtë familje nga ku jemi larguar përdhunshëm, për shkak të trashëgimisë otomane, për shkak të trashëgimisë komuniste dhe regjimit komunist, edhe tranzicionit shumë të vështirë. Sot ka ardhur koha që ne këtë premtim ta bëjmë realitet. Ky është misioni ynë historik dhe këtë do bëjmë./K.C/dritare.net