Na ndiqni edhe në

Opinione

Spartak Ngjela: Një injorant gënjeshtar

Spartak Ngjela: Një injorant gënjeshtar

Nga Spartak Ngjela

Sundimi i korrupsionit në një shtet të pavarur është edhe me i rëndë se sa sundimi i një pushtuesi të huaj.
Të korruptuarit e kapur në një shtet demokratik në Evropë, në historinë e shtetit modern, janë treguar shumë qesharakë në mbrojtjen e tyre para ligjit, por edhe më banditë në përvetësimin e parasë së popullit të tyre.
Kjo po ndodhur edhe sot në Shqipëri, politika e së cilës drejtohet nga dy parti me liderë të korruptuar.
Prandaj historia e Shqipërisë është ende te gënjeshtra.

Gënjeshtra është një natyre sunduese sot në ndërgjegjen politike të Partisë Demokratike.
Gënjeshtra është e tillë edhe në lidershipin e Partisë Socialiste, edhe pse nuk është në gradën e lidershipit të Partisë Demokratike, por gjithsesi te gënjeshtra janë.
Socialistët nuk janë qesharakë në kritikën politike: këta i bën me përmbajtje normale fakti që e dinë se janë të sigurt në pushtet, sepse shqiptarët tani dihet se votojnë vetëm për ata që nga viti 1945.

Po liderët kryesorë të PD?

Ata lodhen kot me gënjeshtrën. Arrijnë deri aty sa thonë që Antoni Blinken është nongrata në Amerikë kur ai ka qenë ministër i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2021 - 2025.
Janë Injorantë, si mund të dalë nongrata në vendin e tij një ish ministër i jashtlm, cili është nënshtetas në atë vend dhe ka lindur dhe jetuar aty!

Po ç'kanë me Antoni Blinken, Saliu dhe lidershipi i Partisë Demokratike?
Sepse Blinken-it i është derdhur Saliu për shpalljen e Saliut nongrata në Amerikë.
Dhe priste që t'ia hiqte nongratan presidenti Trump. Por asgjë. Sepse duhet thënë që nuk ia heq dot një president nongratën Saliut me atë akuzë që atij i kanë vendosur. Atë mund t'ia heqë vetëm një gjykatë federale në Amerikë. Por, pse Saliu nuk shkoi në një gjykatë federale në Amerikë? Sepse ai e di që të vërtetën e ka kundër vetes.

Por ka një rregull në jurisprudencë, i cili thotë: Kurrë një gënjeshtar, nuk ka mundësi ta kuptojë se ç'është shteti, ç'është ligji dhe çfarë është drejtësia që jepet nëpërmjet ligjit dhe para një gjykate.
E tillë është fryma Sali në Shqipëri, që nga viti 1992 e deri më sot.

Por tani Saliu është nën akuzë, dhe thotë jam i pafajshëm, por ka frikë që të shkojë në gjyq dhe atë e shtyn dhe e shtyn. Por, veprime të tilla në strukturën e mendimit juridik është e vërtetuar se si natyrë këtë e ka i akuzuari që e di se është i fajshëm dhe është koshient që ai e ka kryer krimin për të cilin akuzohet.
Koha ecën përpara, mendja e njeriut zhvillohet, por keni parë ju që mendja e hajdutit, e gënjeshtarit, e mashtruesit dhe e grabitësit ordiner, që ajo Kurrë nuk përmirësohet!
S'ka rëndësi: sot asgjë nuk mund të bëhet dot me forcë kundër SPAK.
Dhe shqiptarët po presin me bindje që SPAK t'i shpëtojë nga sundimi i korrupsionit./dritare.net