
Pamjet e reja/ Momenti kur Bledjon Nallbati godet shoferin e kamionit në sy të policisë
Dritare.net
Për këtë ngjarje u arrestua vëllai i tij Alti Nallbati, por deputeti demokrat nuk u procedua ndonëse në video shihej që ishte më agresiv. Në videon e së shtunës shihej teksa ata ndalonin makinën para kamionit, zbresin nga automjeti, në fillim nis të debatojë Alti Nallbati dhe më pas përfshihet fizikisht edhe deputeti.
Në një deklaratë për mediat të dielën, Nallbati pretendoi për një sulm politik. Këto akuza ai i vijoi edhe një ditë më parë nga Gjykata e Korçës, e cila e la të vëllain në masën “detyrim paraqitjeje“.
Policia arrestoi 42 vjeçarin Alti Nallbati të dielën me akuzat për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". Ndërsa Bledjon Nallbati, i njohur edhe për dhunë në Kuvend, ndonëse ‘protagonisti’ kryesor i këtij agresioni, nuk u procedua penalisht./shqiptarja.com

















