
Rama lexon filxhanin në Fier. Ja çfarë i thotë për 11 majin!
E Mërkurë 7 Maj 2025, 21:09
Dritare.net
Sot, më 7 maj 2025, gjatë një takimi elektoral në Fier, Kryeministri Edi Rama u përfshi në një moment humoristik ku aktorja e njohur e humorit Delinda Disha, në rolin e një fallxhoreje, i lexoi filxhanin. Gjatë këtij skeçi, ajo parashikoi se Partia Socialiste do të fitonte “ose 77 ose 78 mandate, por më shumë mendoj se 78” në zgjedhjet e ardhshme.
Ky moment ishte pjesë e një fushate më të gjerë të PS-së, e cila përfshin shfaqje dhe elementë artistikë për të angazhuar publikun. Në fund të skeçit, aktorja i dhuroi një nuskë si kryeministrit Rama ashtu edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Pasi mbaroi mitingun mre zëvendëskryeministren Balluku, Rama hyri në një intervistë live me gazetarin Sokol Balla./K.C/dritare.net

















